Edhe në Luginë valoi sot flamuri shqiptar

Në komunën e Preshevës edhe pse është i ndaluar nga Serbia sot dita u zbardh me flamurin kombëtar ndërkohë në Bujanoc i pari i komunës Nagip Arifi pasi nderoi flamurin në zyrën e tij, e vendosi edhe në ndërtesën e komunës.

Përfaqësuesit e veteranëve të luftës së UÇPMB’së sot bën homazhe te varrezat e dëshmorëve ndërkohë e nderuan edhe spiralen e dëshmorëve tek vendi i lapidarit q forcat serbe e hoqën dhunshëm.

Marketing

Flamuri u vendos edhe në godinën e Këshillit Nacionalshqiptar.

Për nder të Ditës së Flamurit Shqiprim Musliu zëvendëskryetar i komunës në Bujanoc me bashkëpunëtorë kanë mbjell në Dobrosin 28 fidanë që simbolizojnë 28 dëshmorët e UÇPMBS’së.

Ndërsa flamuri kombëtar shqiptar është i sanksionuar me ligj në Serbi, shqiptarët asnjëherë nuk e kanë përfill ligjin dhe këtë ditë të madhe e kanë festuar me flamur.

Ndërkohë gjithnjë janë dënuar dhe vazhdojnë dënimet për flamur në gjykatat serbe.