Edhe një grabitje tjetër në Prishtinë, kësaj radhe cak objekti i Postës

Një grabitje ka ndodhur në objektin e Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK), në mbrëmjen e së enjtes në Prishtinë.

Marketing

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, teksa ka njoftuar se grabitja është kryer nën kërcënimin e armës, raporton lajmi.net.

Rreth orës 19:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në objektin e PTK-së, në lagjen Bregu i diellit, në Prishtinë.

Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nën kërcënimin e armës nga dy persona i dyshuar”, thuhet në njoftim.

“Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit”. /Lajmi.net