Sot vizituam kompaninë “Tehnika” me pronar Sefedin Mustafa të cilët po ndërtojnë fabrikën e parë e cila do të luan rol të rëndësishëm në ekologji dhe do të meret kryesisht me prodhimin e teknologjisë për:
• Menaxhimin dhe trajtimin e ujërave të zeza
• Menaxhimin e mbeturinave të forta komunale dhe mbeturinave të pa rrezikshme si dhe të llojeve të tjera të mbeturinave duke përfshirë edhe mbeturinat e rrezikshme
• Pajisjet dhe instalimet makinerike për menaxhim me derivatet e naftës
• Vendbanimet kontejnerike, kontejnerët tipik dhe special
• Prodhime speciale, pajisje dhe instalime makinerike
Në të ardhmen pritet që kjo kompani të fillojë të zhvillohet duke i implementuar të gjitha standardet me qëllim të vetëm, të ofroj zgjidhje të problemeve ekologjike në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe më gjërë.
https://www.facebook.com/100053947097286/posts/348665750274992/