Ish-zëvendëskryeministri për çështje ekonomike në qeverinë e kaluar, Vlladimir Peshevski përmendet nga portali Dokaz si njeri i përfshirë në of-shore kompani, tenderë të dyshimtë, malverzime, hapjen e firmave në Qipro dhe më pas në Turqi, pastaj në Maqedoni.
Sipas portalit maqedonas këto firma janë të përfshirë në biznese të ndryshme që kanë përfituar para të shtetit. Ai përfshirë në bizneset në sferën e ndërtimit, pasi që kompanitë e tij siç shkruan ky portal ka qenë kryerëse e punimeve në Zonat e lira ekonomike, por edhe në biznesin privato-publik për ndriçim nëpër komuna dhe në autostradat e tunelet e vendit.
Peshevski njëherë kishte deklaruar se nuk ka lidhje me kompani “of-shore” nga Qipro, që më pas të reterojë dhe të pranojë se kompania është e tij, por që nuk ka rrotulluar asnjë para. Bëhet fjalë për kompanitë që mbajnë emrat “Pera construction”, “Pera LTD”, “Pera electric”, etj. (Dokaz.mk)