Bisedimet mes grupeve punuese të Qeverisë dhe opozitës për Ligjin për Prokurori Publike, me të cilën zgjidhet e ardhmja e PSP-së, është në status kuo dhe tani për tani nuk është paraparë ndonjë takim i ri.
Nga Ministria e Drejtësisë thonë se për momentin nuk ka ndryshime sa i përket bisedimeve rreth ligjit për Prokurori Publike dhe se për sot nuk është caktuar asnjë takim për grupet punuese.
Edhe pse priteshte që grupet punuese të dy partive të bisedojnë nga fillimi i kësaj jave, kjo nuk ndodhi, ndërsa takimi i fundit u mbajt në korrik dhe që atëherë pozitat e të dy palëve nuk janë ndryshuar.
Qeveria, disa herë ka potencuar se është e gatshme të përgjigjet për kërkesa të caktuara të opozitës, por gjithsesi, vija e kuqe është lufta pa kompromis kundër krimit, derisa nga ana tjetër opozita nuk pranon transferimin e prokurorëve të PSP-së në Prokurorin Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupcion të lartë, e as e njejta, të udhëhiqet nga Villma Ruskoska.
Pengesë gjithashtu janë edhe hetimet, të hapura pas 30 qershorit 2017të, për të cilat opozita propozon të ndërmeren nga prokurori shtetëror, derisa qeveria konsideron se prokurorët e PSP-së duhet të vazhdojnë të punojnë me lëndët.
Seanca e Kuvendit për opozim ligjin është caktuar për më 27 gusht, pas kthimit të deputetëve nga pushimi kolektiv. Për ligjin nevojiten dy të tretat e votave, gjegjësisht 80 vota të deputetëve.
Bashkësia Ndërkombëtare është njëzëri në kërkesën deri tek Qeveria e Maqedonisë së Veriut në lidhje me rastin “Reket”, të dëshmojnë me vepra se qeverisja e së drejtës dhe shteti juridik funksionon, ndërsa ligji për prokurori është veçanërisht i rëndësishëm për vendimin e dhënies së datës për negociata për anëtarësim në BE, që pritet të jepet në tetor.
Fillimi i negociatave me Unionin, por dhe anëtarësimi zyrtar në NATO dhe faktori ekonomik janë arsyet pse qeveria nuk dëshiron të shkojë në zgjedhje të parakohshme, për të cilat opozita insiston për disa muaj me radhë, madje për në vjeshtë paralajmëroi protesta masive.