Edhe një kandidaturë për Kryetar Dege në Komunën e Zhelinës

Emir Sulejmani ka shpallur kandidaturën e tij për Kryetar Dege në Komunën e Zhelinës.
Ai këtë e ks kumtuar përmes një postimi në rrjetin social duke thënë se sot edhe publikisht po ndaj me ju vendimin për dorëzimin e kandidaturës time për Kryetar Dege ne Komunën e Zhelinës!

Marketing

“Të fitosh të gjithë ciklet zgjedhore 20 vite me radhë,të avansosh çështjen shqiptare dhe të jesh gardian i saj duke u ballafaquar dhe tejkaluar të gjithë pengesat ska si të quhet ndryshe përveç se doktrinë e Ali Ahmetit” tha ai.

Kjo dhe zëri i strukturës më inkurajuan që të marë përgjegjësi dhe të jap kontributin tim duke besuar në vlerat që prodhon dhe promovon BDI vite me radhë.

Andaj, kërkoj mbështetjen tuaj në këtë sfidë që ti bashkohemi kësaj doktrine për t’i vazhduar fitoret e së ardhmes.
Këtë kandidaturë ja dedikoj çdo anëtari dhe simpatizanti të BDI-së,në veçanti rinisë, gjeneratë e cila u lind dhe po ritet me BDI-në!

Uroj të kemi shumë shëndet dhe të punojmë të bashkuar sepse vetëm të bashkuar mund të korim suksese!u shpreh Sulejmani.