Edhe një politikani serb i ndalohet hyrja në Kosovë

Pas Marko Gjuriq, shteti i Kosovës ia ka ndaluar hyrjen kryetarit të partisë serbe ‘Dveri’, Bosko Obradoviq.

Marketing

Ai kishte plan që të vinte në Kosovë të merrte pjesë në formimin e “Aleancës për Kosovë” në Graçanicë.
Obradoviq e ka postuar në Twitter vendimin ku i ndalohej hyrja. Aty shkruhej se ai paraqet rrezik për shtetin e Kosovës.

Sipas Obradoviq ky vendim nga Kosova është marrë me kërkesë të presidenti, Aleksander Vuçiq.

Kujtojmë që hyrja në Kosovë politikanit serb i ishte ndaluar edhe në vitin 2014-të.