Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu vazhdon aktivitetet e shumta që kanë për qëllim sigurinë e qytetarëve. Kësaj radhe kryetari Ganiu përmes imazheve të ndryshme njofton për ndriçimin publik të vendosur në më shumë vendbanime në Çair që nënkupton siguri më e madhe për qytetarët e kësaj komune.
Postimi i plotë:
💡💡Ekipet tona të punës disa ditë me radhë janë duke ndërmarrë aktivitete për riparimin e ndriçimit publik nëpër çdo lagje të Komunës së Çairit, përfshirë edhe Çarshinë e Vjetër. Përveçse po riparojmë sistemet, po vendosim edhe pajisje të reja ndriçuese me led teknologji.
Sot po ju sjellim disa pamje nga lokacione të ndryshme nga aktivitetet tona të punës.
✅Mirëmbajtja dhe modernizimi i ndriçimit publik nënkupton siguri më të madhe për qytetarët e Komunës tonë të ♥️.