Edhe një skandal i ASH dhe AAA (Dokument)

Koalicioni ASh-Alternativa, përgatitën amendament të posaçëm për Sallën e sportit në shkollën fillore “7 Marsi” dhe kërkuan 6 150 000 denarë për të njëjtën.

Marketing

Ky amendament vetëm e dëshmoi mos seriozitetin e tyre dhe qasjen populiste ndaj punëve në Kuvend dhe në artikulimin e nevojave të qytetarëve sepse në atë shkollë kaherë është ndërtuar salla sportive “Enver Idrizi” e cila është funksionale dhe në shërbim të qytetarëve të Komunës së Çairit.

Fakti se për një sallë sporti duhet siguruar minimum mjete prwj 24 000 000 denarësh, kurse Ash-Alternativa pretendojnë se me çerekun e shumës së duhur do të ndërtuakan sallë, vetëm se e përforcon bindjen se 150 amendamentet e tyre ishin vetëm populiste e asgjë tjetër.

Andaj, mos bëni rolin e viktimës se nuk i posedoni dy elementet themelore: seriozitetin dhe konzistencën në artikulimin e nevojave të qytetarëve.

Kujtojmë se ajo sallë sporti është ndërtuar qysh në vitin 2014 nga ana e Komunës së Çairit.