Edhe pas gjendjes së jashtëzakonshme, mbeten masat për lirimin nga puna të shtatzënave, të sëmurëve kronikë dhe prindërit e fëmijëve deri në 10 vjet
Edhe pas gjendjes së jashtëzakonshme, mbeten masat për lirimin nga puna të shtatzënave, të sëmurëve kronikë dhe prindërit e fëmijëve deri në 10 vjet
Publikuar 12:47 13 Qershor, 2020
YOU MAY LIKEMgid
Find Out Why Asian Women Make The Best Girlfriends Here
Asiadate
Ministria e Shëndetësisë informon se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e mbrëmshme të 65-të solli vendim që edhe pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, mbeten në fuqi masat me të cilat lirohen nga obligimet e punës prindërit të cilët kanë fëmijë deri në moshën 10 vjeçare, personat me sëmundje kronike dhe gratë shtatzëna.
Gjithashtu, në fuqi mbesin masat për prindërit vetushqyes, prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta të cilët e shfrytëzojnë shërbimin e qendrës ditore, si dhe personat të cilët në punë shkojnë me shoqërues-persona tërësisht të verbër, persona të cilët lëvizën me karrocë invalidore dhe persona me pengesa intelektuale mesatare dhe të rënda, me mundësi, nëse kjo është e realizueshme t’i kryejnë obligimet e punës nga shtëpia.
Ministria e Shëndetësisë