Edhe pse kishin vendim për izolim nga Covid-19, 9 persona dolën nga shteti!

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë periudhës prej 8 gushtit deri më 11 gusht, policët kanë kapur 9 persona, mes të cilëve edhe dy fëmijë, të cilët edhe pse kanë pasur vendim për izolim dhe mjekim në kushte shtëpiake, e kanë lëshuar vendin.

Marketing

“Gjatë periudhës prej 08.08. deri 11.08.2021, nëpunësit policorë të SPB Tetovë dhe Gostivar kanë kryer kontroll të personave të cilëve u janë dhënë vendim për izolim dhe mjekim në kushte shtëpiake. Pas kësaj, është konstatuar se D.Ll. nga Kosova, me leje qëndrim në shtetin tonë, L.S.(54) nga Tetova, dy fëmijë dhe nëna e tyre A.Q.(37) nga Tetova, M.L.(49) dhe A.H.(20) të dy nga Reçica e Vogël, B.H.(35) nga Liseci dhe M.Z.(54) nga Gostivari, të gjithë me vendim për izolim dhe mjekim në kushte shtëpiake, nuk kanë qenë në vendin për izolim, por e kanë lëshuar shtetin. Kundër tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse”, njoftojnë nga MPB-ja.