Edhe sivjet asnjë universitet i Maqedonisë së Veriut nuk është pjesë e “Listës së Shangait”

Edhe vitin e fundit akademik 2023/2024 asnjë universitet nga Maqedonia e Veriut nuk është në Listën e Shangait, në të cilën vendosen 1000 universitetet më të mira në botë.

Marketing

Sipas renditjes së re, në krye të listës janë universitetet e Harvardit, Stanfordit, MIT, Kembrixhit dhe Berkley, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga ata të rajonit, Universiteti i Beogradit është midis 401-500 vendeve.

Universiteti i Zagrebit është në të njëjtin vend me Universitetin e Beogradit, ndërsa Universiteti i Lubjanës është në vendin e 501-600.

Gjashtë universitete greke janë gjithashtu në listë.

Përveç Maqedonisë, në listë nuk ka asnjë universitet nga Shqipëria apo Bullgaria.

Lista e Shangait është publikuar që nga qershori 2003.

Më shumë se 2,500 universitete përfshihen në Renditjen Akademike të Universiteteve Botërore çdo vit, dhe 1,000 më të mirat publikohen.

Marketing