Mbi 250 mijë qytetarë mbrëmë u mblodhën në sheshin ‘Skëndërbej’ për të parë nga afër performancën e këngëtares kosovare me famë botërore, Rita Ora.
Rita dhuroi spektakël e mbrëmje të paharruar në Tiranë, ndërsa në një moment ftoi edhe publikun të kërcej në skenë me të.
Bashkë me disa vajza, në skenë për të shijuar perfomancën e Ritës, doli edhe vajza e Ardit Gjebreas, Ana.
Ndryshe këtë koncert nga afër e përcjellën edhe dhjetëra personalitete shqiptare, madje edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj me bashkëshorten e tij Anitën.