Edhe zyrtarisht ‘Oscar’ shtyhet për një datë tjetër

Organizatorët kanë marrë vendimin sot përmes një takimi virtual.

Marketing

‘Oscar’ 2021 edhe zyrtarisht është shtyrë për dy muaj, për shkak të pandemisë së koronavirusit, shkruan DailyMail.

Bordi i krerit të ‘Akademisë së Arteve dhe Shkencave’, të cilët organizojnë ceremoninë vjetore, u takuan përmes ‘Zoom’ të hënën për të diskutuar datën që do të zhvillohet ‘Oscar’.

Ngjarja ishte planifikuar për 28 shkurt 2021, por pasi pandemia e koronavirusit shkaktoi kaos në Hollywood dhe e vuri në pritje industrinë e filmit, qeveritarët vendosën të zhvendosin ceremoninë në 25 Prill 2021, sipas Variety.

‘Për më shumë se një shekull, filmat kanë luajtur një rol të rëndësishëm në ngushëllimin, frymëzimin dhe argëtimin tonë gjatë kohërave më të errëta,’ filloi një deklaratë nga presidenti i Akademisë David Rubin dhe CEO Dawn Hudson.

“Ata sigurisht që do luajnë rol të rëndësishëm edhe këtë vit. Shpresa jonë, në zgjatjen e periudhës së pranueshmërisë së filmave dhe datës sonë të ndarjes së çmimeve, është të sigurojmë fleksibilitetin e producentëve që të përfundojnë dhe lëshojnë filmat e tyre pa u ndëshkuar për diçka përtej kontrollit të kujtdo”.