Edhe zyrtarisht Stoltenberg ia dorëzoi ftesën për në NATO kryeministrit Zaev

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg zyrtarisht kryeministrit Zoran Zaev ia dorëzoi ftesën për fillim të negociatave me Aleancën, pas vendimit të aleatëve veri-atlantikë dje në Bruksel.

Marketing

“Ky është depërtim kyç i cili e hapi rrugën për anëtarësim të plotfuqishëm, negociatat e hollësishme për inkuadrim tani do të fillojnë. Pasi të gjithë procedurat e huaja kombëtare do të përfundojnë dhe pasi të ratifikohet nga vendet-anëtare do të bëheni anëtarja e 30-të e NATO-s me vend të barabartë në tryezë, zë të barabartë në diskutime dhe të drejtë të barabartë votimi në aleancën më të suksesshme ushtarake”, tha sekretari i përgjithshëm pas nënshkrimit.

Kryeministri Zaev e shprehu falënderimin e tij deri te sekretari i përgjithshëm, por edhe deri te kryeministrat e shteteve fqinje Greqisë dhe Bullgarisë, për arritjen e marrëveshjeve për fqinjësi të mirë.

“Ky është vendim historik për vendin dhe për qytetarët, mirënjohje për punën tonë të përkushtuar dydekadëshe, dhe për të gjithë politikanët e Maqedonisë nga pavarësia e deri më sot”, tha Zaev.

Të jeni të bindur, shtoi, se anëtarësimi ynë do ta konsolidojë demokracinë në rajon dhe do të shërbejë si shembull pozitiv në Ballkanin Perëndimor.

“Si vend i 30-të i ardhshëm i Aleancës jemi të përgatitur të japim shembull pozitiv dhe të kontribuojmë për formësim të Ballkanit Perëndimor në rajon të qetë, prosperues dhe demokratik”, shtoi Zaev.

Marketing