Edi Rama: Bashkimi Europian tradhëtoi Zoran Zaev

Pas dështimit për hapjen e negociatave, Kryeministri shqiptar Edi Rama e bëri të qartë se nuk do të ofronte dorëheqjen si homologu i tij i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Në emisionin Opinion ai tha se do të jepte dorëheqjen vetëm sipas tij, nëse nuk do kishte kryer detyrën, njofton Klan Kosova.

Marketing

Sipas tij ngjarjet në Maqedoninë e Veriut janë të tjera me Shqipërinë, ndërsa shkoi dhe më tej teksa tha se BE e tradhtoi kryeministrin Zoran Zaev.
”Në rastin e Zoran Zaev është komplet gjë tjetër dhe në atë rast çdo kush tjetër do bënte të njëjtën gjë për një arsye tjetër, sepse ai ka kërkuar ndërrimin e emrit, e emrit të vendit”.

”E kupton çdo të thotë të ndërrosh emrin e vendit?- Është njësoj tani si të ndërrosh emrin të vish te Blendi Fevziu ti, të quhesh Sami Ameni që të hysh tek Fevziu (i drejtohet Andi Bejtes)”.

”E kupton çdo të thotë të quhet Sami Ameni të vish te Fevziu? – ose Blendi Fevziu të quhet Bruno Vespa që të lidhet direkt me Rain, e kupton dhe pastaj Rai në fund t’i thotë ti s’ke flokë nuk të marrim te Bruno Vespa…Ça do bëjë Fevziu, ça do bësh ti?”, shprehet Rama.
Çfarë i tha Merkeli për Gjykatën Kushtetuese? – sipas Edi Ramës.

”Ka njerëz që më thonë që si mundet ne që të hapim negociatat me Shqipërinë që nuk ka Gjykatë Kushtetuese?, këtyre njerëzve i kam thënë, ça i kemi kërkuar ne Shqipërisë, ne i kemi kërkuar që të bëjë Reformën në Drejtësi”.
”Nëse do të hapin negociatat, Shqipëria duhet të bëjë atë që i kemi kërkuar. Është një sukses që nuk kemi Gjykatën Kushtetuese sepse është pastruar nga Reforma në Drejtësi”.