Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ju ka bërë thirrje të gjithë kosovarëve që të mos dërgojnë më ndihma në Shqipëri, shkruan OnAir.
Këtë thirrje kryeministri Rama e ka bërë, pas asaj që janë mbushur që të gjitha magazinat dhe nuk ka më hapësirë ku të vendosen gjithë këto ndihma që po vijnë nga Kosova dhe anë e mbanë bota ku ka shqiptar.
Postimi i plotë:
JU LUTEM🙏
JU LUTEM MOS DERGONI MË NDIHMA USHQIMORE DHE RROBA🙏
Kanë ardhur pafund dhe hapësirat e magazinimit po shterren. Në Portin e Durrësit s’ka më kapacitet për depozitimin e tyre dhe nevoja është përmbushur e tejkaluar, falë shumë njerëzve, sipërmarrjeve, organizatave, institucioneve brenda e jashtë!
FALEMINDERIT SHUMË, ME ZEMËR, POR JU LUTEM MIRËKUPTIMIN TUAJ🙏
JU LUTEM MOS DËGJONI ata që spekullojnë me episode sporadike konfuzioni të natyrshëm në situatën e jashtëzakonshme ku jemi🙏
NUK KA VJEDHJE NDIHMASH e as SHITJE NDIHMASH, në asnjë lloj niveli shqetësues, por bëhet fjalë për episode krejt të parëndësishme për nga përmasa apo për shfaqje provokatorësh të pashpirt, në LUMIN E NDIHMAVE të solidaritetit fantastik🙏
JU LUTEM kuptoni se problemi i emergjencës fillestare të ushqimit dhe veshmbathjes se fatkeqëve, është tanimë i zgjidhur dhe i tejkaluar FALË JUSH🙏
JU LUTEM SOLIDARIZOHUNI PËR TË PËRBALLUAR LUFTËN E VERTETË për strehimin e tyre dinjitoz🙏
Kontribuoni me një shumë sado modeste, SIPAS MUNDËSISË SUAJ në adresën unike e-albania.al/dhuro dhe JU LUTEM, MOS DËGJONI TË PAUDHËT që hedhin dyshime e mbjellin mërzi mbi kupën e shpirtit tuaj të dëshpëruar, duke aluduar lloj-lloj ligësish e pabesish…