Edi Rama do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s?

Perkthyesja shqiptare ne Gjermani, Suzana Skenderi Starikov përmes një postimi në “Twitter”, shprehet se kryeministri Edi Rama do të jetë Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, duke zëvendësuar Sekretarin aktual, Stoltenberg.

Marketing

Sipas Starikov, SHBA-ja ka insistuar në zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të ardhshëm të NATO-s mes anëtarëve të rinj të NATO-s.

Studiuesja shkruan se kandidatët janë Rama dhe kryeministrja e Estonisë, Katja Kalas.

“Edi Rama do të pasojë Jens Stoltenberg në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Në veçanti thuhet se SHBA-të kanë insistuar në zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të ardhshëm të NATO-s mes anëtarëve të rinj të NATO-s. Kandidatët ishin kryeministrja Katja Kalas dhe kryeministri Edi Rama. Kush do të jetë kryeministri i ardhshëm?”, shkruan Starikov.

Nuk është e qartë nëse ky pretendim i Starikov është i vërtetë dhe për këtë dekalratë nuk ka një reagim nga kryeministri Rama.