Ministria e Arsimit në Shqipëri ka bërë gati projektligjin, i cili parashikon verifikimin e titujve akademikë dhe gradave shkencore të dhënë nga Universitetet ku sanksionohen penalitete të rënda financiare për hajdutët e punimeve shkencore.
Ky ligj mësohet se do të prej edhe një numër të madh të profesorëve dhe funskionarëve të lartë shtetëror të cilët i ka përfunduar studimet e doktoraturës në Shqipëri.
Bëhet fjalë për Kodin e Sjelljes për Integritet në Kërkimin Shkencor në Republikën e Shqipërisë, ndërsa Top Channel ka zbardhut projektligjin e plotë të Ministrisë së Arsimit.
Neni 20 i projektligjit flet për shkeljet e rënda në kërkimin shkencorë ku si te tilla janë parashikuar:
1- Plagjiatura;
2- Falsifikimi;
3- Fabrikimi;
4- pranimi dhe/ose paraqitja e punimeve pranë një organi haptazi jokompetent ose të paautorizuar në fushën përkatëse.
Po sa do të kushtojnë këto shkelje nëse konstatohen? Gjobat e parashikuara janë jo vetëm te kripura, por do të zeherosin ata të cilët do te ndëshkohen.
Neni 31 i projektligjit parashikon që për këto shkelje te vendosen gjoba nga 1 milion deri ne 3 milion leke te reja, heqja e grades shkencore si edhe ndërprerjen e kontrate se punës.
Po gjoba nuk shkon vetëm për studentin në këtë rast. Ligji parashikon gjithashtu se 50% te masës së gjobës të studentit e merr pedagogu udhëheqës, 30 % i marrin oponentët. Po aq marrin edhe recensuesit.
Po si do të bëhet verifikimi i gradave dhe titujve shkencorë? Nisma ligjore parashikon ngritjen e Këshillit të Etikës pranë institucioneve të arsimit të lartë dhe atyre kërkimore, të cilët verifikojnë të parët shkeljet e punimeve shkencore. Ndërsa pranë Akademisë së Shkencave ngrihet Kolegji i Etikës si organi më i lartë që shqyrton ankimimet e palëve ndaj vendimeve të këshillave të etikës si dhe ka të drejtë të nisë verifikimet për një shkelje të caktuar edhe me nismën e tij.
Kërkesë-ankesat, paraqiten fillimisht pranë Këshillave të Etikës. Të drejtën e ankimimit e kanë individë apo institucioni ku është paraqitur punimi apo punon punonjësi si dhe jo më pak se tre anëtarë të Këshillit të Etikës. Brenda 30 ditëve nga paraqitja e kërkesë ankesës këshilli I etikës duhet të marrë vendim ndërsa penalitetet financiare mund të ankimohen në gjykatë.
Projektligji në fjalë është ende në fazë konsultimi dhe pritet që shumë shpejt të miratohet nga Këshilli i Ministrave për t’ia përcjellë më pas Kuvendit për miratim. Nuk dihet nëse protesta e paralajmëruar që të nisë më 7 janar nga studentet do ta përshpejtojnë këtë projektligj, por sanksionet e vendosura duket se do e tresin shumë shpejt sherbetin e bakllavasë te konsumuar, në festen e nderimit te viteve nga të ashtuquajtur kopjacë të punimeve shkencore.