Edi Rama ia delegon detyrën e Ministrit të Jashtëm, Gent Cakajt

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e ka çuar deri në fund fiksimin e tij për të emëruar në detyrën e ministrit të Jashtëm, Gent Cakajn.

Marketing

Pas fjalës së Ditmir Bushatit, Rama është shprehur se i delegon detyrën e ministrit djaloshit të ri, Gent Cakaj.

‘Unë i nënshkruari Edi Rama në funksionin e Kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, ia delegoj detyrën e ministrit zv/ministrit Gent Cakaj’ u shpreh Rama duke mos thënë asnjë fjalë tjetër.