Një ditë para se të zhvillohet mbledhja e dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës, Rama vizitoi disa kompani prodhuese në vend.
Por në mbrëmjen e së dielës ai zgjodhi të udhëtojë drejt Burojës së Skenderajt.
Edi Rama ka vizituar familjen e ish-presidentit Hashim Thaçi, transmeton lajmi.net.
Rama është pritur nga djali i ish-presidentit Thaç, Endriti, familjarë të tjerë e miq të shumtë të Thaçit.
Disa fotografi nga kjo vizitë janë shpërndarë në Facebook edhe nga Arbër Geci, i cili ndër të tjerash tha se Edi Rama po e dëshmon se nuk është vetëm kryeministër i Shqipërisë, por i gjithë shqiptarëve.
“Sot, tek familja e Presidentit Hashim Thaçi, në një vizitë ndryshe prej herave tjera, bashkë me Kryeministrin Edi Rama dhe një pjesë të kabinetit të tij! Edi, si çdoherë po e dëshmon se nuk është vetëm Kryeministër i Shqipërisë por është Kryeministër i gjithë shqiptarëve.”./Lajmi.net/