Edi Rama pajtohet me këtë vendim të Kurtit, ia shpërndan postimin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si rrallëherë është pajtuar me kryeministrin Albin Kurti lidhur me shtyrjen për 30 ditë të zbatimit të vendimit për targat e makinave dhe dokumentet hyrëse-dalëse në pikat kufitare me Serbinë.

Marketing

Rama pajtimin e tij e ka shprehur përmes një shpërndarjeje të postimit të Kurtit për shtyrjen e këtij vendimi në rrjetin social Twitter.

“Në bashkëpunim me aleatët tanë ndërkombëtarë, ne zotojmë se do të shtyjmë për 30 ditë zbatimin e vendimeve për targat e makinave dhe dokumentet hyrëse-dalëse në pikat kufitare me Serbinë, me kusht që të hiqen të gjitha barrikadat dhe të rivendoset liria e plotë e lëvizjes”, thuhej në postimin e Kurtit, të cilin e bëri ‘retweet’ edhe kryeministri shqiptar.