Edi Rama për Dua Lipen: Çfarë çike

Edi Rama ka thurur elozhe për Dua Lipen. Kryeministri i Shqipërisë e ka quajtur vajzë që s’do shumë komente, por vetëm komplimente.

Marketing

“DUA LIPA që ka kapur qiellin e botës muzikore s’ka nevojë për asnjë koment, ndërsa një koment për Duan që pata kënaqësinë të njoh, unë dua ta ndaj me ju.

Uroj që ajo të rrojë e të mbretërojë 100 vjet në fronin ku është ulur, po brenda meje mbeti gjurma e vajzës së mençur, të edukuar e modeste si të ishte askushi, e cila është me siguri krenaria e lumturia e prindërve dhe e krejt familjes së saj, pikërisht sepse çka i takon botës nga ylli i muzikës, nuk ka prekur asnjë fije atë çka u takon atyre nga vajza e tyre. Çfarë çike” shkruan Rama në Facebook.

Marketing