Kryeministri Edi Rama ka vendosur që këtë të shtunë të publikojë albumin e javës me fotot më pikante gjatë takimeve të ndryshme që ka zhvilluar.
Kreu i Qeverisë shqiptare ishte në Ohër në Samitin e Prespës, ku u takua me Ali Ahmetin, Zoran Zaev, Albin Kurtin dhe Brnabiç e Serbisë.
Gjatë javës u organizua dhe një takim në Universitetin Bujqësor të Kamzës, ku i pranishëm ishte kryeministri, kreu i Kadastrës Artan Lame dhe ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi. U fol për strategjitë e reja dhe hapat që do të ndërmerren për bujqësinë dhe kryesisht universitetin, teksa u njoftua se shumë fermerë kishin përfituar naftën pa akcizë.
https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10158869686786523