Edi Rama reagon për herë të parë për shoferin e Xhafajt që u gjet i vrarë!

Kryeministri Edi Rama i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të Shkëlzen Qordjas, ish-punonjësit të Gardës që punonte si shofer i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili u gjet i vdekur një ditë më parë.

Marketing

Kreu i qeverisë i është përgjigjur edhe akuzave të opozitës, e cila hodhi skenarin se 31-vjeçari Qordja është vrarë dhe jo vetëvrarë, sikurse thotë zyrtarisht Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme.

Gjatë fjalës së tij nga turi i llogaridhënies në Korçë, Rama tha se këto akuza në një tragjedi të tillë, tregojnë nivelin e ulët të sulmeve politike.

“Ngushëllime familjes së punonjësit të Gardës, i cili u nda nga jeta. Dua të ndaj me familjen të gjithë ndjenjën më të fortë të keqardhjes, të faktit se edhe përtej tragjedisë dhe dhimbjes, ata nuk mundën të gjejnë së paku qetësinë sepse u gjendën nën rrebeshin e zi të sulmeve politike për të njëjtat arsye të mosarsyes që kanë dominura për kaq shumë kohë politikën tonë.

Presioni brutal ndaj djalit që u nda nga jeta, përfshirja e tij në skenarë fantazie makrabe për të goditur ministrin e Brendshëm dhe qeverinë, vërtetë që nuk ka fjalë për t’u komentuar. Është i neveritshëm, i turpshëm, një tjetër shembull i një vështirësie të jashtëzakonshme dhe artificiale i debatit politik”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.
Shkëlzen Qordja, i cili ishte shofer i ministrit të Brendshëm u gjet i vdekur brenda ambienteve të Gardës së Republikës mëngjesin e 30 Qershorit. Tre plumba në kokë nga një armë automatike, i shkaktuan atij vdekjen e menjëhershme. Nga hetimet e deritanishme, rezulton se 31-vjeçari është vetëvrarë./tvklan.al

Marketing