Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nisur këtë të diel, duke uruar gjithë besimtarët me rastin e Pashkëve katolike.
Kreu i Qeverisë nuk bëri ndonjë urim protokollar, por uroi me një fotografi të veçantë.
“Mirëmëngjes dhe me këtë pamje të Memorialit në Kuvendin e Troshanit, ku mësoi, u rrit dhe dha më pas mësim At Gjergj Fishta, ju uroj PASHKË TË GËZUAR”, shkruan Rama në Facebook.