Edicioni më konkurruese në La Liga në histori: Vetëm 3 pikë ndajnë 4 skuadrat më të mira

10:04 | 1 Maj 2021

Marketing

La Liga nuk ka qenë kurrë më konkurruese sesa ka qenë këtë sezon.

Që kur La Liga u bë një ligë me 20 skuadra, ky është sezoni i parë ku tre ekipet kryesore ndahen nga vetëm dy pikë në 5 ndeshjet e fundit të sezonit, përcjell lajmi.net.

Dështimi i Barcelonës ndaj Granadas të mërkurën e ka bërë edhe më interesante La Ligën, pasi tani vetëm 3 pikë ndajnë top 4-shen e kësaj lige.

Siç qëndrojnë gjërat, edhe Sevilla mund të fitojë kampionatin nëse fiton të gjitha ndeshjet e tyre të mbetura këtë sezon.

Gjërat nuk kanë qenë kurrë kaq të ngushta në mesin e 4 më të mirëve në La Liga./Lajmi.net/