Edin Terzic jep dorëheqje nga Boruussia Dortmundi

Trajneri Edin Terzic që udhëhoqi Borussia Dortmundin drejt finales të Ligës së Kampionëve, befasisht ka dhënë dorëheqje nga gjiganti gjerman.

Marketing

Dortmundi të enjten ka konfirmuar se Terzic nuk do të jetë trajneri i “Verdhëzinjve” sezonin tjetër.

“Edin Terzic largohet nga Borussia Dortmundi. Trajneri që fitoi FFB Cup me Dortmundin në vitin 2021, nënkampion në vitin 2023 dhe arriti në finalen e Ligës së Kampionëve më 2024, ka kërkuar nga klubi që t’ia ndërpresë kontratë me efekt të menjëhershëm”.

“Borussia Dortmund është pajtuar me këtë kërkesë pas një diskutimi”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.