Në qytetin perëndimor të Turqisë, Edirne janë kapur të paktën 782 migrantë të parregullt, në përpjekje për të dalë jashtë vendit në mënyrë të paligjshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Komanda e Xhandarmarisë së Edirnes bashkë me njësitë kufitare dhe ekipet e policisë zhvilloi një operacion ndaj grupeve që dëshironin të kalojnë kufirin.
Si rezultat i inspektimeve të kryera në fshatrat kufitare, janë kapur 782 migrantë të parregullt nga Maroku, Sudani, Afganistani, Bangladeshi, Pakistani, Siria, Iraku dhe Algjeria.
Migrantët e parregullt pas procedurave i janë dorëzuar Drejtorisë provinciale për menaxhimin e migracionit.