Edona Llalloshit i ndodh e papritura, kërkon ndihmë nga të gjithë ju!

Edona Llalloshit i hakohet faqja e saj në Facebook, e paraqet rastin në polici.

Marketing

Këngëtarja e njohur shqiptare, Edona Llalloshi, është duke u ballafaquar me një sulm kibernetik.

Asaj i është hakuar llogaria e saj zyrtare në Facebook nga persona të paidentifikuar, të cilët kanë marrë nën kontroll faqen e ndjekur nga mbi 227 mijë njerëz.

Për rastin, këngëtarja e njohur nga Prishtina ka lajmëruar në Instagram, duke treguar se ka njoftuar organet kompetente për zhbllokimin e llogarisë së saj.

“Të dashur miq, Ju njoftoj që sot më është hakuar faqja ime zyrtare në Facebook, Edona Llalloshi! Këtë problem e kemi raportuar tek organet kompetente të sigurisë dhe po punojmë që ta rikthejmë sa më shpejtë. PS: Ju ftoj edhe juve miq të më ndihmoni ne rikthimin e llogarisë”, ka shkruar Edona në Instagram.

Aktualisht faqes së këngëtares i është ndërruar emri nga personat që e kanë hakuar, të cilën i kanë vënë emrin e një gazete fantome.

Edona Llalloshi përndryshe është mjaft e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga aktivitetet e saj.