Eduard Kukan përshëndet takimin me liderët e shtetit

Anëtari i Parlamentit Europian Eduard Kukan, përmes një postimi në Twitter ka përshëndetur takimin me krerët e shtetit të Maqedonisë së Veriut, duke e quajtur të njëjtin takim produktiv.

Marketing

Ai gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut është takuar me kryeministrin e vendit Zoran Zaev si dhe me liderin e opozitës Hristijan MIckovskin, ai gjithashtu ka theksuar se pas takimit me Hristijan Mickovskin është konfirmuar angazhimi i VMRO-DPMNE-së në dialogun Zhan Monet.

Në postimin e tij gjithashtu u potencua se datat e vazhdimit të dialogut Zhan Monet do të bëhen të ditura pas takimit me kryeparlamentarin Talat Xhaferi.