Edukatorja dhunoi 3-vjeçarin, policia merr në hetim edhe bashkëshortin i saj

Policia ka proceduar në gjendje të lirë bashkëshortin e edukatores së shpallur në kërkim për keqtrajtimin e një të mituri. Sipas policisë, 63 vjeçari ka kanosur babain e të miturit përmes telefonit.

Marketing

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 proceduan në gjendje të lirë shtetasin I. G., 63 vjeç (bashkëshorti i shtetases R. G, e shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka keqtrajtuar një të mitur, në kopshtin ku punonte si edukatore). Procedimi nisi pasi dyshohet se nëpërmjet telefonit ky shtetas ka kanosur shtetasin L. Rr (babai i të miturit)”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

Kujtojmë se Tv Klan publikoi dje pamjet nga ambienti i kopshtit privat në Astir, ku 46 vjeçarja dhunonte të miturin. Fillimisht ajo e fotografon, më pas e godet me shpullë në fytyrë.

46-vjeçarja është denoncuar në polici nga babai i një tjetër fëmije, vetëm 3 vjeç, i dhunuar nga e njëjta edukatore. Ka qenë djali i tij që i ka rrëfyer dhunën dhe me hapjen e kamerave të sigurisë u konstatuan edhe rastet e tjera.