“Edukimi ekologjik i nxënësve”, Bexheti në takim me përfaqësuesit organizatës 0-Mbetje

Në kuadër të projektit “Edukimi ekologjik i nxënësve”, që organizohet nga OJQ 4 Select me kryetare znj. Biserka Redžić Muhić , sot kishim takim me përfaqësuesit organizatës 0-Mbetje, znj. Biljana Kostadinova dhe z. Emir Adem, kompani e cila meret me menaxhimin e grumbullimit të mbeturinave elektronike, baterive dhe akumulatorëve.

Marketing

Projekti finansohet nga Ambasada e Republikës së Sllovakisë në Shkup, ndërsa iniciativa e organizatës synon edukimim ekologjik të nxënësve në komunën tonë dhe gjithashtu planifikon donacionin e shportave për mbetjet të vogla elektronike nëpër të gjitha shkollat fillore, si dhe grumbullimin e mbetjeve më të mëdha elektonike.

Komuna e Sarajit është e hapur gjithmonë për bashkëpunime të tilla të cilat përveq që ndihmojnë në mirëmbajtjen e ambientit të pastërt, ato ndikojnë edhe në senzibilizimin e nxënësve në shkollat fillore për rëndësinë e klasifikimit të mbetjeve elektronike.