Efektet e ndryshimit të ligjit për pagesat kesh

Branimir Jovanoviq pohon se derisa ai dhe ish-ministri Dragan Tevdovski ishin në ministrinë e financave, ekonomia informale shënoi ulje drastike. Këshilltari i ish ministrit, Jovanoviq, argumentet për këtë pretendim i bazon tek numri i transaksioneve dhe niveli i qarkullimit të paguar që kanë ndodhur në atë kohë. Por, para se gjithash, thotë se kjo është për shkak të mundësisë së kufizuar për të paguar deri në 500 euro para të gatshme. Sipas tij, kjo ishte një nga masat më serioze për të luftuar ekonominë gri.

Marketing

Pra, me këtë masë të bërë në fillim të vitit të ri padyshim do të rritet ekonomia jolegale. Me këtë ministrja e financave shkon kundër asaj që e thoshte gjatë gjithë kohës, se po lufton për të ulur ekonominë gri. Jo, ajo nuk lufton për këtë, ajo vetëm lufton për interesat e kompanive- deklaroi Branimir Jovanoviq – ish këshilltar në Ministrinë e Financave.

Edhe në kohën kur ai ishte pjesë e ekipit të financave, ka pasur presione nga biznesi për të rritjen e pragut për pagesa në dorë. Por, ai pohon se ata ishin vendimtarë dhe nuk hoqën dorë, për dallim, siç thotë ai, nga përbërja e re e Ministrisë së Financave. Më shpesh kërkesa për rritjen e pragut vinte nga ndërmarrjet, shërbimet dhe produktet e të cilave kushtojnë saktësisht nga 500 deri në mbi 3000 euro. Tani, Jovanoviq thotë se atyre kompanive u mundësohet që qarkullimin të mos e evidentojnë dhe paratë të mos u tatohen.

Për shembull, spitalet private. Ata ishin me të zëshme që kundërshtonin pragun e zvogëluar, duke pretenduar se kishin klientë jashtë shtetit dhe sjellin para në dorë dhe patjetër duhet të paguajnë në këtë mënyrë. Kuptohet këto janë vetëm justifikime, gjithmonë mund t’i paguani me kartelë. Dyqanet që shesin mallra teknike si telefona, kompjuterë, televizorë- tha Branimir Jovanoviq – ish këshilltar në Ministrinë e Financave.

Ndryshe, Ligji i cili kufizonte pagesën kesh deri në 500 euro në fuqi ishte gjashtë muaj. Disa ditë para përfundimit të vitit të kaluar, me propozim të deputetëve nga koalicioni qeverisës, mundësia e pagesës me para të gatshme u rrit në tre mijë euro. Ministrja e financave, Nina Angelovska, u arsyetua se ishte një kërkesë nga ligjvënësit, ndërsa edhe paga mesatare është pothuajse 500 euro, kështu që kjo ishte mjaft korrekte. Ndryshe, të dhënat e fundit të Bankës Botërore tregojnë se tregtia e zezë në Maqedoni ka “gëlltitur” rreth 40% të ekonomisë.

Marketing