Efekti Ronaldo, Juventusi klubi i tretë më i popullarizuar në Instagram

Juventus tashmë është klubi i tretë më i ndjekur në rrjetin social Instagram.

Marketing

‘Bardhezinjët’ kanë kaluar Manchester United në garën për vendin e tretë.

Popullariteti i kampionit të Serie A erdhi menjëherë pas transferimit të Cristiano Ronaldos vitin e kaluar, ku ka pasur rritje të jashtëzakonshme në rrjetet sociale dhe jo vetëm.

Në korrik të vitit 2018, Juve kishte rreth 10 milionë ndjekës në Instagram, por tani i ka plot 31 milionë sosh, kryesisht falë 131 milionë tifozëve të Ronaldos në këtë rrjet social.

Klubi më i ndjekur në Instagram mbetet Real Madrid që prin me 76.6 milionë ndjekës, ndërsa pasohet Barcelona me 76.1 milionë ndjekës.