Kjo është shkencëtarja Shqiptare, shkodranja Egesta Lopci, hulumtuese në Spitalin e Milanos e cila thotë:
„Pa hulumtime shkencore, në çdo dy sekonda mund të vdiste nga një njeri nga kanceri deri në vitin 2030!“
*Egesta Lopçi, është studiuese e avancuar e mjekësisë bërthamore. Së fundmi ajo është nderuar me një tjetër çmim ndërkombëtar për kërkimet shkencore të luftimit të kancerit. Dr. Lopçi që prej 20 vitesh jeton, studion e punon në Itali. Disa nga angazhimet shkencore janë puna si mjeke në spitalin “Humanitas” në Milano, relatore për masterin e hematologjisë pediatrike në “La Sapienza” në Romë, anëtare e Komisionit Pediatrik dhe Etik në Shoqaten Europiane të Mjekesisë.