Egjipti fiton të drejtën për të organizuar Kupën e Kombeve të Afrikës të vitit 2019.
Vendi afrikano-verior zëvendëson kështu Kamerunin, që për shkak të vonesave në ndërtimin e infrastrukturës së kërkuar nga Konfederata Afrikane e Futbollit, iu hoq mundësia për të qene mikpritës i eventit.
Më kandidaturën e Egjiptit konkurronte Afrika e Jugut, por qeveria e futbollit afrikan ia besoi organizimin e turneut “faraonëve” të Mohamed Salah.
Edicioni i këtij vitit do të zhvillohet nga data 15 qershor deri më 13 korrik.
Egjipti organizator është përfaqësuesja që e ka fituar më shumë këtë trofe, plot 7 herë. Më parë ky shtet e ka pritur Kupën e Kombeve të Afrikës në edicionet 1974, 1986 dhe 2006.