Eja të pushtojmë Kepin e Shishovës, Kota 1044

Shoqata Malore Gryka e Dervenit këtë të diele ofron një aventurë të bukur me një ecje të lehtë deri te Maja Kota ose i njohur si Kepi i Shishovës, më saktë krahu i majtë i Kanionit të Matkës. Pjesëmarrjen në këtë ngjitje e kanë konfirmuar shoqatat malore nga gjitha trojet shqiptare duke filluar nga Kukësi, Malisheva, Ferizaj, Gjilani, Struga, Gostivari, Kaçaniku e Tetova.

Marketing

Gryka e Dervenit ju fton të dielën nga ora 8.30 te ura e Matkës, në këtë aventurë të rrallë. SHM Gryka e Dervenit në bashkëpunim me kompaninë UKA Komerc do të shërbejnë drekë në livadhet e Shishovës gjatë zbritjes së Majes Kota, me muzike dhe valle.

Bjeshkataria tanimë po masivizohet si pasojë e jetës dinamike dhe stresit të përditshëm, dhe si i tillë përbën sportin e vetëm të shëndetit mendorë dhe fizik.

Marketing