Ekip i shërbimit pyjor nga ShBA-të do të ndihmojë QMK-në për zjarret

Një ekip i shërbimit pyjor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për dy javë do t’i ofrojë ndihmë Qendrës për Menaxhim me Kriza të Maqedonisë së Veriut, në nivel strategjik dhe taktik për shuarjen e zjarreve në vend.

Marketing

Do t’i ndihmojë edhe për programim të aktiviteteve për bashkëpunim të mëtutjeshëm, njoftojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza pasi ambasadorja e ShBA-ve, Kejt Meri Bërns takoi drejtorin e QMK-së, Stojançe Angellov.

Ekipi i shërbimit pyjor i ShBA-ve u prezantua sot nga ambasadorja amerikane, ndërkaq është mbështetje nga USAID-i.