Ekipe kujdestare në institucionet shëndetësore

Gjatë fundjavës festive, të gjithë qytetarët, të cilët kanë nevojë për shërbim mjekësor, mund të drejtohen në institucionin më të afërt shëndetësor, ku është siguruar mbulim 24-orësh me ekipe nga Ndihma urgjente mjekësore dhe Vizita shtëpiake.

Marketing

Siç kumtoi dje Ministria e Shëndetësisë, në Shkup – ordinancat kujdestarë në turnin e tretë, të dielën dhe gjatë festave punojnë poliklinikat Jane Sandaski, Çait, Çento, Shuto Orizarë, Gjorçe Petrov, Draçevë dhe Bit Pazar. Me kohë të zakonshme të punës funksionon edhe njësia për mjekim shtëpiak.

Në Strugë, siç kumtoi Ministria, është siguruar mbrojtje 24-orëshe shëndetësore përmes ekipeve kujdestare në shërbimin për Ndihmë mjekësore dhe vizitë shtëpiake (kontakt telefoni: 076/203 533).

Në Ohër dhe rrethinë, pacientët mund të drejtohen në Shërbimin për Ndihmë Urgjente Mjekësore, ndërsa sipas nevojës pacientët dërgohen në Spitalin e përgjithshëm Ohër.

Pika për Kovid në Ohër është e qasshme sot prej orës 8 deri 12 për pacientët e caktuar përmes “Termini im” për marrjen e materialeve për testim nga Kovid-19.

Në rajonin e Prespës dhe Resnjës, Shtëpia shëndetësore Resnjë siguron trajtim 24-orësh nga shërbimi i Ndihmë Urgjente Mjekësore, i cili ka në dispozicion dy ekipe mjekësore.

“Shtëpia shëndetësore Rostushë do të sigurojë mbrojtje të vazhdueshme shëndetësore përmes shërbimit për Ndihmë Urgjente Mjekësore në rajonin Mavrovë dhe vendbanimet në afërsi”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë