Ekipet e Komunës së Çairit lirojnë hapësira publike të uzurpuara (FOTO)

Ekipet e punës të Komunës së Çairit gjatë ditës së sotme kanë larguar barrikada hekuri me të cilat ishin uzurpuar hapësira publike të dedikuara për parkim të veturave në rrugët: “Mehmet Gega” (“August Cesarec”), “Nikolla Maleshevski”, “Ismail Qemali” (“Bllagoja Paroviq)”, “Petar Icko” dhe “Xhon Kenedi”.

Marketing

Këto hapësira që u liruan sot nga ekipet e Komunës së Çairit janë hapësira publike dhe jo pronë private.

Aksionet e tilla për lirimin e hapësirave publike Komuna e Çairit do t’i vazhdojë për çdo ditë të vetme, derisa t’i lirojë të gjitha hapësirat e uzurpuara publike në territorin e saj.

Njëkohësisht, bëjmë thirrje të dëshmojmë se jemi qytetarë të ndërgjegjshëm dhe se pronën publike nuk do ta keqpërdorim në asnjë rast, e hiç më pak ta uzurpojmë.