Ekipet e NP “Higjiena Komunale”-Shkup, gjatë tërë ditës dhe në orët e mbrëmjes punojnë në pastrimin e borës dhe akullit nga bulevardet dhe rrugët më të mëdha në të gjitha komunat e Shkupit.
Rreth 80-të punëtorë janë angazhuar për pastrimin e zonës qendrore, Çarshinë e Vjetër, sheshin e qytetit dhe rrugën Maqedonia, si dhe hapësirat rreth Spitalit të Qytetit, Spitalit Shtetëror dhe Poliklinikës së Bit Pazarit.
Njëkohësisht pastrohen dhe hidhet kripë në rrugët për këmbësor dhe trotuaret e urave, me qëllim që të lehtësohet lëvizja e qytetarëve.
NP “Higjiena Komunale”-Shkup do të vazhdojë me aktivitetet e veta edhe gjatë orëve të natës.