Ekipet e NP Higjiena Komunale-Shkup me aktivitete të përforcuara për mbledhjen dhe transportimin e mbetjes komunale në Qytetin e Shkupit

Gjatë natës së kaluar, ekipet e NP Higjiena Komunale-Shkup, në ndërrimin
e dytë dhe të tretë, realiuzuan aktivitete të përforcuara për mbledhjen
dhe transportimin e mbetjes komunale në të gjitha komunat e qytetit.
Vazhdimisht  pastrohen edhe deponi të mëdha të egra të lokalizuara në rrugët Xhon Kenedi, Blagoja Paroviq dhe Metodija Mitevski në Çair, si
dhe në rrugën Prashka në komunën e Karposhit.
Njëkohësisht u realizuan edhe aktivitete për mirëmbajtjen e higjienës së
sipërfave publike dhe të trafikut publik  ku u përfshinë edhe zona qendrore e qytetit, shëtitorja “13 Noemvri” dhe Çarshia e vjetër e
Shkupit. Ekipet e Ndërmarrjes edhe gjatë kësaj dite do të vazhdojnë me dinamikë
të përforcuar ta mbledhin mbetjen komunale prej kontejnerëve të vendosur si dhe prej koshave nga amvisëritë individuale në territorin e qytetit
të Shkupit.  

Marketing
Marketing