“Ekipi ynë arriti të shpëtojë para pak çastesh një grua 38 vjeçare”, konfirmoi shkurtimisht për Klan Maqedoni, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bekim Maksuti.
Gruaja ka arritur të mbijetojë nën rrënoja për rreth 5 ditë.
Rreth 70 shpëtimtarë, pjesë e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, por edhe zjarrfikës dhe vullnetarë nga Maqedonia, para dy ditësh shkuan në Turqi për të ndihmuar në aksionin e shpëtimit.
Me kamera për skanim të thellë po përpiqen të dëgjojnë zëra të të mbijetuarve në qytetin e rrënuar e më pas në aksion të përbashkët me shpëtimtarët turq, por edhe ekipe nga vendet tjera gërmojnë në rrënoja.
Shoqëria për tregti dhe shërbime
"AKTUALE" SHPKNJP - Shkup
Contact us:
[email protected]
[email protected]
© Të gjitha të drejtat aktuale.mk