Eko-ligjëratë me rastin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Në prag të shënimit të Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Drejtori i NP “Higjiena Komunale”-Shkup, Abdusamed Shabani, vizitoi SHMQSH “Cvetan Dimov”, ku mori pjesë në eko-ligjëratë për veprimin e drejtë me mbetjen. Në kuadër të ligjëratës nxënësit u njoftuan me punën dhe aktivitetet e Ndërmarrjes, mësuan në ç’mënyrë bëhet përzgjedhja primare dhe si zhvillohet procesi i riciklimit. Drejtori Shabani ua uroi Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe dhe ua kujtoi se vetëm nëpërmjet veprimit të ndërgjegjshëm me mbetjen mund ta mbajnë të pastër dhe të shëndetshëm mjedisin e tyre jetësor.

Marketing