Eko – patrulla e NP Higjiena Komunale përgaditi 22 procesverbale gjatë javës së kaluar

Gjatë javës së kaluar, Eko – patrulla e NP Higjiena Komunale – Shkup
përgatiti gjithsej 22 procesverbale edukative – informative për qytetarë
dhe subjekte juridike të kapur gjatë hedhjes së paligjshme të mbetjes në
sipërfaqet publike dhe të trafikut në komunat Qendër, Karposh, Gazi
Babë, Çair dhe Butel të Shkupit.

Marketing

NP Higjiena Komunale – Shkup përsëri i aktivizoi në terren edhe eko –
patrullat intervenuese të cilat realizuan kujdestari ditë e natë në të
ashtuquajturën „pikat e zeza” gjegjësisht lokacionet ku është vërejtur
hedhja e vazhdueshme e mbetjes në mënyrë të paligjshme.

Në kuadër të intervenimeve të Eko – patrullës në shtatë ditët e kaluara
nga ana e kundërvajtësve u larguan gjithsej 57 metra kub kryesisht
mbetje të vëllimshme dhe ndërtimore të hedhura në mënyrë të paligjshme.

Marketing