Eko-Patrulla ka shpërndarë 25 procesverbale informative për qytetarët që kanë shkelur Ligjin për Pastërtinë Publike

Në periudhën prej 1-10 dhjetor të vitit 2024, Eko-Patrulla e NP Higjiena
Komunale – Shkup ka përgatitur gjithsej 25 procesverbale edukative –
informative për qytetarët dhe personat juridikë që kanë shkelur Ligjin
për Pastërtinë Publike, gjegjësisht janë kapur gjatë hedhjes së mbetjes
në mënyrë të paligjshme në sipërfaqet publike dhe të trafikut në komunat
e Shkupit: Qendër, Karposh, Gazi Babë, Çair, Aerodrom dhe Kisella Vodë.
Pjesa më e madhe e aktiviteteve të Eko-Patrullës është zhvilluar në
komunën Çair, ku janë shpërndarë 11 procesverbale edukative –
informative.

Marketing

NP Higjiena Komunale – Shkup që nga fillimi i këtij muaji ka zbatuar
edhe kujdestari patrulluese intervenuese në shtatë lokacione ku është
vërejtur hedhja e vazhdueshëm e mbetjes në mënyrë të paligjshme nga të
cilat tre janë realizuar në komunën Çair, dy në komunën Qendër, ndërsa
në komunën Karposh dhe Gazi Babë është realizuar nga një kujdestari
intervenuese e Eko-Patrullës.

Marketing