Gjate muajit maj, Eko-Patrulla e NP Higjiena Komunale-Shkup ka
përpiluar gjithsej 20 procesverbale për edukim dhe informim për
personat që janë takuar duke e hedhur mbetje të vëllimshme dhe
mbetje ndërtimtarie në mënyrë të parregullt në rrugët Avgust
Cezarc, Metodia Mitevski, Xhon Kenedi, Vasil Glavinov dhe Blagoja
Paroviq në komunën e Çairit si edhe në rrugët Drezdenska në
komunën e Karposhit, Anton Popov në komunën e Kisela Vodës, në
bulevardin ASNOM dhe rrugën Benjamin Maçukovski në komunën e
Aeredromit.
Njëherësh, Eko-Patrulla çdo ditë bën mbikëqyre të shtuar në
njëzet lokacionet në të gjitha komunat e qytetit ku në vazhdimësi
është vërejtur hedhje e parregullt në sipërfaqet publike dhe të
trafikut.