Dje në fshatin Konjare të komunës së Petrovecit ka qëndruar deputeti i ASH-së, Halil Snopçe. Ai është gjindur atje për shkak të revoltës së banorëve të shprehur disa herë për shkak të germimeve ilegale që po bëhen reth lumit Pçinja, ku po ndodh një ekocid i vërtetë dhe po vështirëson jetën e banorëve të këtyre fshatrave.
Nga gërmimet herë legale e herë ilegale, por me “amin” të të “fuqishmive” u kanë ndodhur shumë dëme banorëve, në fisa raste edhe tragjike për jetën.
“Ndodhemi para Stacionit policor në Petrovec, ku kam ardhur personalisht të iu jap mbështetje banorëve të Konjares së Poshtme dhe të Epërme të cilët janë ftuar të vijnë në Stacion policor… Këto banorë para do kohe para disa mediave kanë dhënë deklarata edhe atë 300 metra larg nga vendi i gërmimeve dhe sot janë thirru për këtë në polici. Ne kemi angazhuar avokat, ai është Skender Mehmedi i cili është këtu që të mësojmë se për çfarë konkretisht bëhet fjalë, pasi nuk është hera e parë që marrin ftesë nga policia, disa vite janë ftuar dhe kanë paguar gjoba enorme, etj. Ne mendojmë se ky është presion ndaj qytetarëve që ata të heqin dorë nga mbrojtja e vendit të tyre, të mjedisit jetësor, të interesit të tyre dhe të fëmijëve dhe normalisht, ata duan të vazhdojnë jetesë normale në vendbanimin e tyre”, deklaroi deputeti Snopçe.
Deputeti Snopçe tha se nuk ka informacion se kush i ka denoncuar banorët, por shton se kjo me siguri është bërë nga kompania e cila zhvillon gërmimet.
“Cilat janë ato kompani qytetarët e dinë, ndërsa unë si deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë mundohem të mbroj interesin e qytetarëve dhe mjedisin jetësorë”, deklaroi më tej deputeti Snopçe.
Sipas tij, janë sheklur rregulloret e punës nga kompanitë të cilat kanë fituar koncesionin mbi gërmimet. Kjo tha deputeti, është konstatuar nga inspektoriati i cili ka konstatuar se me këto gërmime krijohen dëme.
“Por dhe përskaj shkeljeve të konstatuara, Gjykata e ka rykthyer koncesionin, ndërsa ne sot jemi këtu të shohim pse policia i ka ftuar qytetarët”, shtoi më tej deputeti i ASH-së.
Ai tha se si deputet, nuk do lejojë të ketë presion ndaj popullatës.