Ekologët: Hartë elektronike për zbulimin e ndotësve të ajrit

Më lehtë dhe me saktësi do të zbulohen objektet industriale që ndotin ajrin, më shpejt do të raportohen në inspektoratin përkatës. Është projektuar një hartë elektronike për ndotësit e mjedisit.

Marketing

“Kur do ta hapni faqen tonë të projektuar në internet së pari do të shihni një hartë me të gjitha instalimet që shfaqen direkt në vetë hartën dhe duke klikuar në një instalim të caktuar do të jeni në gjendje të shihni më shumë informacion në lidhje me të. Pra së pari emri i personit fizik, nga adresa tek komuna, veprimtaria, lloji i lejes, numri i arkivit, kapaciteti i parashikuar dhe për disa prej atyre që kemi është edhe lloji i karburantit që ata përdorin.”, tha Gorjan Jovanovski, ekologist.

Inspektorati: Kontrolle të secilit prej instalimeve
Nga Inspektoratiati Shtetëror i Mjedisit thotë se do të ketë një inspektim të vendndodhjes fizike të secilit prej instalimeve për kryerjen e inspektimeve të rregullta dhe të jashtëzakonshme.

“Për herë të parë në një vend ne marrim të dhënat më të rëndësishme për secilin ndotës dhe ajo është vendi i emetimeve, kapaciteti prodhues dhe aktiviteti i prodhimit i cili në një farë mase tregon llojin e ndotjes.”, tha Ana Petrovska, drejtori i Inspektoratit Shtetrort të Mjedisit
Ky projekt është një fushë e evizimit, modifikimit dhe standardizimit të dokumenteve që janë jetike për vetë instalimet në drejtim të mbrojtjes së mjedisit. Në përpunimin e të gjitha dokumenteve, shumë gabime u gjetën në të dhënat që ishin shkruar.

“Në shumë nga lejet kemi gjetur probleme me përfaqësimin e ndryshëm të koordinatave të instalimeve, mungesën e të dhënave në lidhje me karburantet e instalimeve që ata përdorin.”, tha Zoran Zoriq, Inxhinier.

“Unë mendoj se më në fund do të bie posht iluzioni se familjet në Maqedoni janë praktikisht ndotësit kurse industria është e shkëlqyeshme, se ajo është e përshtatur në mënyrë të përkryer ekologjike.”, tha Liljana Popovska, instituti i gjelbërt,
Tani për tani, projekti mbulon vetëm kryeqytetin, por duhet të ketë të dhëna për të gjithë vendin.